Modelja Oriola Marashi festoi ditën e djeshme ditëlindjen dhe ka mbushur plot 25 vjeç.
Ndaj, kjo ditë ka qenë super speciale për Oriolën, e cila urimin e parë dhe më të bukurin e mori nga partneri i saj, Eros Grezda.
“Urime ditëlindjen, të dua”- shkroi futbollisti krahas momenteve të tyre më romantike, duke na i shkrirë zemrat të gjithëve.
Oriola ka mbledhur mikeshat e saj më të mira dhe personat më të dashur për të, për të festuar 25- vjetorin.
Bukuroshja është llastuar me dhruata të shumta, të cilat s’ngurroi të na i tregonte edhe në llogarinë e saj në Instagram.
Oriola po shijon ditët më të bukura të dashurisë me partnerin e saj, Eros Grezda, i cili duket se e kishte të pamundur të ishte prezent në ditëlindjen e partneres së tij.
Megjithatë, ata e kalojnë thuajse pjesën më të madhe të kohës së tyre së bashku dhe na kënaqin herë pas here sytë me poza në rrjete sociale.
Madje lidhja e tyre ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.
Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit.