Manastirliu për vaksinimin e mësuesve: Po vijon pa asnjë problem

Pavarësisht problemeve dhe refuzimit, në Shqipëri vijon vaksinimi anticovid i mësuesve me vaksinën “AstraZeneca”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se “6120 mësues janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës”.

Sipas ministres  vijon në gjithë Shqipërinë vaksinimi i arsimtarëve, me ritme të mira dhe pa asnjë problem.

“Së afërmi, lajme të mira për intensifikimin e procesit të vaksinimit në ditët në vijim”, – tha Manastirliu.

Shtuar 19.03.2021 09:03