Basha vazhdon me dështimet e Ramës: Rrjedhja e trurit, problem madhor

Kryetari demokrat, Lulzim Basha teksa i referohet raporteve thotë se 94% e të rinjve shqiptarë ikin për të studiuar jashtë dhe nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri.

Në vazhdim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”,  shtron pyetjen: Cila është përqindja e të rinjve që studiojnë jashtë dhe që nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri?

Sipas tij përgjigja është 94%, ndërsa thekson se “rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e Shqipërisë dhe ekonomisë”

Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe pak ditë.

Shtuar 19.03.2021 09:03