Festat e fundvitit, fluks në pikat kufitare

Afrimi i festave të fundvitit, rrit dhe fluksin e hyrje- daljeve në çdo Pikë të Kalimit Kufitar.

Strukturat e Administratës Doganore Shqiptare janë në funksionon 24 orë në 7 ditë, në shërbim të qytetarëve dhe biznesit.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me të gjithë kryetarët e Degëve Doganore të vendit, ku u njoh nga afër me punën.

Gazheli kërkoi angazhim të shtuar gjatë kësaj periudhe, cilësi në shërbimin ndaj operatorëve ekonomikë dhe perfomancës të lartë të çdo punonjësi të Administratës Doganore.


Shtuar 23.12.2023 10:52