Fluksi i emrigrantëve dhe turistëve gjatë festave të fundvitit, po vijon me ritme të larta. Në pikën kufitare të Kapshticës, tashmë prej ditësh, kanë hyrë një numër i madh udhëtarësh.
Ndërkohë, bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë hyrë nga kjo pikë doganore 6,219 udhëtarë dhe kanë dalë 1,484 persona.
Mësohet se nga data 29 dhjetor deri më sot, nga Greqia kanë hyrë mbi 35 mijë emigrantë.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, raportohet se 15 mijë qytetarë kanë udhëtuar drejt Greqisë.
Megjithatë, policitë kufitare në të dyja anët e kufirit kanë marrë masat dhe e kanë menxhuar fluksin e lartë të udhëtarëve.
Për rrjedhojë, mësohet se nuk ka patur vonesa në pikën doganore, pasi në varësi të situatës, herë pas here ka shtim të numrit të sporteleve dhe personelit. Pala shqiptare, në varësi të fluksit punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa pala greke me 3 sportele.
Ndërkohë, fluksi i lëvizjeve ndërkufitare pritet të mbetet i lartë deri në fund të muajit, pasi shumë emigrantë zgjedhin të kalojnë festat e fundvitit në atdhe dhe pranë të afërmëve të tyre.