Një fermer kinez, Luo Yuanpin ka një ngjashmëri të çuditshme me presidentin rus Vladimir Putin.
Por një ngjashmëri e tillë me liderin rus, nuk duket se është edhe aq pozitive, aq më tepër duke pasur parasysh luftën në Ukrainë.
Fermeri kinez Luo Yuanpin, 54 vjeç, jeton në një fshat të largët në qarkun Feixi, provincën Anhui të Kinës qendrore.
Ashtu si Putini, Luo Yuanpin ka një vijë flokësh të lartë dhe ballë të gjerë, një hundë të hollë dhe një gojë të gjerë me buzë të holla.
Një tjetër detaj që e bën ngjashmërinë mes tyre edhe më të plotë, është fakti që Luo ka gjithashtu sy blu të zbehtë, njëlloj si sozia e tij.
Madje situata bëhen edhe më e çuditshme, kur marin parasysh faktin që të dy ata kanë një gjatësi prej 1.74 metra.
Sozia e Putinit fitoi famë botërore në vitin 2011 dhe është shfaqur në TV, faqe interneti, gazeta dhe revista “të panumërta”. Ai gjithashtu u pagua një herë 570 £ për t’u shfaqur në një shfaqje televizive, në të cilën ai përmendej si “Vëllai Putin”.
Megjithatë, Yuanpin nuk ka mundur dot të gjejë dashurinë. Sado që Luo Yuanpin do të donte të takonte një grua dhe të martohej, një gjë e tillë është financiarisht e paarritshme për të. Në vend të kësaj, ai jeton jetën e thjeshtë të një fermeri beqar./albeu.com