Fermerët kanë dalë në protestë kundër paketës fiskale para Kuvendit ditën e sotme. Ata i kanë bërë “pritë” kryeministri Rama. Ky i fundit i ftoi në takim për të folur.
Pas takimi, ata thanë se presin zgjedhje nga kryeministri ndërsa shtuan se qeveria nuk e njeh gjendjen e tyre reale.
“Nuk më ka pritur askush si kryeministri Rama, duam zgjidhje pasi jemi drejt falimentimit. Kjo është situata, dhe ata thanë që do të na ndihmojnë. Ne jemi të falimentuar nuk marrim vesh nga shifrat dhe presim ndërhyrjen e shtetit. Ne si fermerë na akuzojnë si kriminelë, me duart tona ushqehet populli. Por kështu siç jemi ne dorëzohemi. Ne jemi pranë falimentimit, qeveria të na përkrahë sepse ne po prodhojmë me tokat shqiptare. Po nuk pati zgjidhje ne do të vazhdojmë protestat. Kërkojmë nga kryeministri që të na japë zgjidhje, kryeministri tha se do të takohemi në vazhdim për të caktuar problematikat”, tha një nga fermerët.
Kreu i sindikatës, Eduart Sharku, tha se Rama nuk ishte i informuar për sitautën e tyre.
“Ne pranuam këtë takim të rastësishëm duke përfituar nga rasti, Rama është i painformuar dhe diskutuam për heqjen e 6 % në buxhet të shtetit është vlerësuar 9 milionë dollarë por është 5-fishin më shumë. Ne mendojmë që qeveria nuk e njeh gjendjen reale të fermerëve. Fermerët janë në rrezik dhe nuk kanë porositur për sezonin e ardhshëm për shkak të vështirësive. Ramë dakord që cilësia e inputeve bujqësore është e pagarantuar, nëse ata marrin në konsideratë propozimet tona do të arrijmë dicka. Në fund arritëm marrëveshjen që të ulemi të bisedojmë me Ramën dhe për të caktuar një zgjidhje”, tha kreu i sindikatës, Eduart Sharku./albeu.com