Fermerët bllokojnë shtëpitë e deputetëve, kërcënuan se do të hedhin pleh organik para zyrave të tyre

Fermerët polakë vendosën të ndryshojnë taktikat e tyre të protestës, duke braktisur bllokadat masive të rrugëve dhe duke bllokuar shtëpitë e anëtarëve të Sejmit (dhoma e ulët e parlamentit).

Gjithashtu, fermerët kërcënuan se do të bllokojnë zyrat dhe shtëpitë e anëtarëve të Sejm në të gjithë Poloninë.

Përveç kësaj, fermerët kërcënuan se do të hedhin pleh organik para zyrave të atyre deputetëve që mbështetën zbatimin e programit të marrëveshjes së gjelbë,r të promovuar nga Bashkimi Evropian.

Ata përmendin mungesën e përgjigjes së qeverisë ndaj kërkesave të tyre, si arsyen kryesore të pakënaqësisë së tyre.


Shtuar 6.04.2024 08:39