Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për serën me kanabis të zbuluar në Rërëz të njësisë administrative Kutalli, pak ditë më parë.
AMP ka nisur marrjen në pyetje të efektivëve të policisë, pasi ka dyshime se kanë pasur djeni se në sera përpunohej kanabisi dhe nuk e kanë raportuar aktivitetin kriminal tek drejtuesit e tyre.
Në sajë të këtyre hetimeve, pritet që në pyetje të merret zinxhiri komandues i policisë së Beratit, si dhe specialistët e policëve të zonës ku ndodheshin serat.
Nga marrja në pyetje nuk përjashtohet as drejtori i qarkut, Edmond Tarkaj.