Ish-kryeministri Fatos Nano vijon të qëndrojë në terapi intensive prej 16 ditësh, ndërsa gjendja e tij vijon të jetë e rëndë, raportojnë burime për mediat.
Fatos Nano qëndron i shtruar në një prej spitaleve private në Tiranë ndërsa mjekët thonë se ai vijon të jetë i pavetëdijshëm.
Reagimet e ish-liderit Fatos Nano ndaj dritës janë të pakta, ndërsa ekipet multidisiplinare e konsiderojnë gjendjen e tij shumë të rëndë.
Monitorimi dhe shërbimi i vazhdueshëm ndaj tij nuk mungojnë ndërsa shanset duken të pakëta.
Fatos Nano pak kohë më parë pësoi një arrest kardiak përveç problemeve me frymëmarrjen që ka pasur në mënyrë të vazhdueshme.
Mjekët e ambulancës të cilët shkuan menjëherë pranë tij thanë se zemra i kishte pushuar, por arritën ta kthenin në jetë. Truri i tij është jashtë funksionit, ndërsa ende nuk ka një reagim nga të afërmit e tij.
