Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me gjashtë vite burg ish-kreun e Kadastrës, Florian Taçi. Taçi akuzohet për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim i detyrës. Gjithashtu së bashku me Taçin janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.
Ish-kreu i Kadastrës u arrestua më 28 Shkurt të këtij viti dhe më pas u la në arrest shtëpiak, ku qëndron prej shtatë muajsh. Megjithatë për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ndaj taçit zbret në 4 vite dhe 6 muaj burgim.