Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin, me shpresën për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për konfliktin në Ukrainë.
Ndërkohë, një numër udhëheqësish evropianë kanë konfirmuar se do t’i bashkohen presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për një takim në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, kryeministren e Italisë, Giorgia
Në takim do të jetë gjithashtu edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte. Udhëheqësit evropianë po përpiqen t’i tregojnë Trumpit se janë thelbësorë për marrëveshjen e paqes që ai dëshiron.
Kjo vjen pas një samiti të dështuar në Alaska të premten, ku Trumpi dhe presidenti rus, Vladimir Putin nuk arritën dot një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti amerikan ka thënë se dëshiron të anashkalojë një armëpushim në Ukrainë, në favor të një marrëveshjeje të përhershme paqeje.