Ekspertët e shëndetësisë në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin për rastet gjithmonë e në rritje të një sëmundjeje që prek kryesisht fëmijët.
Sëmundja e njohur si “ethet e kuqe” deri më tani ka prekur 103 persona në Skoci, me 53 raste të zbuluar në vetëm 4 javët e fundit.
Të lidhura
None found
Nga na tjetër, deri më 30 tetor janë raportuar 93 raste të etheve të kuqe në juglindje të Britanisë. Në Londër janë zbuluar 40 raste, teksa Në West Midlands, u raportuan 34 raste, me vetëm katër të regjistruar në lindje të rajonit.
Kjo sëmundje shkaktohet nga një virus bakterial, i cili shkakton skuqje të dukshme në fytyrën dhe trupin e personit të prekur. Simptoma të tjera të kësaj sëmundje, sipas ekspertëve janë: temperaturë e lartë, dhimbje të fytit, gjëndra të fryra të qafës, skuqje në trup, veshje e bardhë në gjuhë si dhe faqet e kuqe.
Udhëzimi zyrtar thotë: “Simptomat fillestare zakonisht përfshijnë dhimbje fyti, dhimbje koke dhe temperaturë të lartë (38.3C ose më lart), faqe të skuqura dhe një gjuhë e fryrë, e ndjekur nga një skuqje dalluese rozë-kuqe një ose dy ditë më vonë.
Ethet e kuqe flakë zakonisht janë një sëmundje e lehtë, por shumë infektive, duke i shtyrë ekspertët të paralajmërojnë prindërit të jenë të vetëdijshëm për simptomat.
