Estonia prezanton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Qeveria e Estonisë njoftoi të enjten dërgimin e ndihmës së re ushtarake për Ukrainën, përpara takimit të sotëm në bazën amerikane Ramstein në Gjermani për t’i ofruar mbështetje të mëtejshme Kievit nga Perëndimi.

Paketa e re përfshin predha për elementë artilerie me kalibër 155 milimetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Talin.

Ky është kontributi i Estonisë në projektin e BE-së për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha për artilerinë e saj.

Estonia do të dërgojë gjithashtu pajisje për për të parë natën dhe municione për armatimin personal të ushtarëve./Albeu.com/


Shtuar 21.04.2023 12:49