Gazetari investigativ Artan Hoxha ka krahasuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj me ish-bossin kolumbian të drogës, Pablo Escobar.
Hoxha tha se të dyve këtyre personazhe u prenë krahët, pasi u vranë fillimisht të gjithë ushtarët, deri në momentin që ata u detyruan të lëviznin të vetëm.
Hoxha kujtoi se në atë kohë në Kolumbi u ngrit një njësi shumë speciale, e quajtur “Los Pepes”, e cila eliminoi të gjithë miqtë e Pablo Escobar, duke bërë që në fund ai të mbetej i vetëm.
Gjithashtu sipas Hoxhës, edhe Martinajt ja vranë të gjithë të besuarit, duke e bërë që kohët e fundit të lëvizte me taksi.
Komentet Hoxha i bëri në studion e ABC, ku u shpreh se 6-7 grupe të mëdha u bashkuan për të goditur Ervis Martianjn.
“Dërgon një skuadër me armatim dhe makina që ne do ti shohim gjatë këtyre ditëve. U gjet një e djegur. Janë ndërruar disa makina atë ditë. Është një skuadër e frikshme. Kur del është shumë e shtrenjtë. Cfarë ka ndodhur? Këtë situatë e kam parë vetëm me Escobarin. U krijua një njësi Los Pepes dhe kjo njësi u krijua në momentin që qeveria, policia kolumbiane, kur kartelet, nuk po e thyenin dot. Krijuan këtë njësinë. Kjo u krijua nga atë afërmit e policëve të vrarë, e ortakëve që kishte ekzekutuar. Dhe u furnizua me informacion nga DEA. Kjo njësi filloi të ekzekutonte një nga një ushtarët financuesit, organizatorët. Ai bënte të njëjtën gjë që bënte Martinaj, dilte në mes të qytetit me taksi. Nuk ka pasur kurrë një hetim dhe krime që bëri kjo njësi.
Një organizim i ngjashëm u bë në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. 6-7 grupe të mëdha u bashkuan, pranuan edhe konflikt vetëm për të nxjerrë jashtë loje Ervis Martinajn. Ata përdorën të gjitha lidhjet. Pjesë e kësaj strukture u bënë ish pjesëtarë edhe të forcave të zbatimit të ligjit. Ai goditej vazhdimisht dhe nuk reagonte dot.
Në mos se agjencitë e zbatimit të liti janë palë, po mbyllin sytë? Pse u bë gjithë kjo. Nuk mund ta thyenin dot ndryshe. Kjo njësi duke përfituar edhe nga goditjet, edhe presioni i shtetit. Martinaj ishte në kërkim për dëshminë e Dumanit. Ishte i dënuar nga shkalla e parë për ngjarjen në Bllok”, u shpreh Hoxha./albeu.com/