Ervin Salianji kërkon pafajësinë/ Rekurs në Gjykatën e Lartë, ja kur do mbahet seanca

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton vendimin e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm që e dënoi atë me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë”.

Rekursi i tij është regjistruar në shkallën e tretë të gjyqësorit, teksa relatori i çështjes Sokol Binaj ka caktuar datën 11 mars për zhvillimin e seancës.

Ish-deputeti prej datës 27 shtator të vitit 2024, ndodhet në burgun e Fierit, pasi Apeli la në fuqi të vendimit të shkallës se parë.

Togat e zeza e gjeten fajtor sa i takon një audio përgjimi, ku pretendohej se vëllai ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, është i përfshirë në trafikun e drogës.