Partia Demokratike ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vitit 2025. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Elbasanin, Ervin Salianji, ka qenë në Gramsh, ku ka vizituar qytetarët në këtë zonë.
Salianji shprehet se është thellësisht mirënjohës për mikpritjen e qytetarëve në këtë zonë. Ai thotë se është koha që të nisë një bashkëpunim i fortë dhe i sinqertë.
“Gramsh Thellësisht mirënjohës për mirëpritjen dhe besimin për të nisur një bashkëpunim të fortë dhe të sinqertë”.