Erolldi dhe Diola përjetojnë aventura të reja në Egjipt: Momente të paharrueshme së bashku (FOTO)

Ata kanë qenë një nga çiftet shqiptare që kanë udhëtuar më së shumti përgjatë këtyre muajve të fundit.

Fjala është për Erolld Belegun dhe Diola Dostin, të cilët këtë herë ndodhen për pushime në Egjipt.

Dyshja po shijojnë disa aventura atje, si nga kalërimi i deveve e deri tek garat e karrocave.

“Aventurat e shkretëtirës në Egjipt me më të dashurin tim. Çdo moment ndihet si magji në rërë”, thuhet në postim.

Nutricionistja e njohur theksoi: “Mirënjohëse për këto përvoja të paharrueshme së bashku”.

Ata nisën lidhjen e tyre të dashurisë disa muaj më parë, derisa u njohën në një koncert.

Megjithatë, të njëjtit janë shprehur se nuk kanë ndonjë plan për fejesë apo martesë.


Shtuar 23.10.2024 15:17