Presidenti rus Vladimir Putin “është pajtuar me mua” për të zgjatur marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, e cila skadon të hënën në mbrëmje, më 17 korrik, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ne po përgatitemi të mirëpresim Putinin në gusht dhe të biem dakord për zgjerimin e korridorit të grurit të Detit të Zi”, u tha Erdogan gazetarëve pas lutjeve të së premtes.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se Komisioni Evropian po ndihmonte Kombet e Bashkuara dhe Turqinë në përpjekjen e tyre për të zgjatur marrëveshjen dhe ishte i hapur për të “eksploruar të gjitha zgjidhjet”.
Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan Iniciativën e marrëveshjes së grurit korrikun e kaluar në një përpjekje për të ndihmuar në adresimin e krizës globale të ushqimit, e cila u përkeqësua pas pushtimit të Ukrainës nga Moska dhe bllokimi i porteve të Detit të Zi./Albeu.com.