Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh i pakënaqur për raportet me Shtetet e Bashkuara.
Erdogan tha se nuk raportet mes dy vendeve nuk kanë qenë kurrë në këtë pikë.
Komentet Erdogan gjatë një interviste, ku u ankua para kamerave duke thënë se “Deri më sot, nuk kam përjetuar një situatë të tillë me asnjë udhëheqës amerikan. Fatkeqësisht, ne jemi në një situatë të tillë”.
“Si dy shtete anëtare të NATO -s, ne duhet të jemi në një situatë të ndryshme. Dhe meqenëse nuk jemi aty ku jemi, duhet ta themi këtë” shtoi presidenti turk.
Ai përsëriti se do të takohej me Presidentin e Rusisë në ditët në vijim, ndërsa të enjten kërcënoi se nuk do të tërhiqej nga sistemi rus i mbrojtjes, “S-400”.
Divergjencat janë të forta mes Erdogan dhe Biden, ndryshe nga marrëdhënia që kishte me Donald Trump./albeu.com