Arkadiusz Milik mund të përkufizohet lehtësisht si nja notat e pakta më të bukura të Juventusit deri më tani.
I mbërritur me gradat teorike si zëvendësues i Vlahovic, polakut iu deshën shumë pak kohë për t’u futur në mekanizmat e pa vajosur të skuadrës dhe për të gjetur rrugën e golit. I ardhur me huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për një shume rreth 10,7 milionë euro, Milik tashmë ka treguar se mund të luajë si pikë referimi apo përkrah sulmuesit serb, duke i dhënë zgjidhje të ndryshme Allegrit.
Një transferim që deri më tani konsiderohet i suksesshëm. Në gjashtë ndeshje polaku ka arritur të gjejë 3 herë rrjetën dhe ka një vlerësim me notën 6,5 nga mediat sportive italiane./ h.ll/abcnews.al