Këtë të enjte, Endrit Shabani, është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit dhe tensioneve.
Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare, duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre, Endrit Shabani, u betua dhe më pas u largua nga salla.
Avokati i ri i Popullit, përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi.
Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.
Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së, për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.



