Kjo e shtunë përkon me heshtjen zgjedhore për t’i lënë më pas vendin qytetarëve të drejtohen drejt kutive të votimit e për të zgjedhur qeverinë që do të ketë në dorë Shqipërinë për plot 4 vite.
Në vendin tonë, asnjëherë nuk kanë munguar incidentet gjatë ditës së votimeve, e teksa këtë vit një i tillë ka ndodhur ditën e sotme në Laç.
Mësohet se një dritare është thyer gjatë natës në një KZAZ në qytetin e Laçit dhe dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë brenda.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë material, por po pritet vendimi nga KQZ-ja për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.