Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, ku dyshohet për 1 person të vrarë, i identifikuar si Alfred Dedja.
“Ngjarja ka ndodhur në Ndroq, afër lokal “Kështjellës”, dhe në rrethana ende të paqarta është vrare me armë zjarri një shtetas”, janë raportimet e para që vijnë nga terreni.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në një lokal ku viktima ka qenë duke pirë kafe. Një person është afruar nga jashtë, ka hyrë brenda dhe ka qëlluar mbi viktimën.
Më pas autori me mjetin e tij ka marrë rrugën për nga Shijaku.
Ndërkaq policia njoftoi se tashmë ka përpiluar të dhënat e tij dhe janë vënë në ndjekje të autorit të këtij ekzekutimi.
Burime bëjnë me dije se autori i vrasjes së Dedjas është i moshës 26 vjeç, dhe i identifikuar si shtetasi Julian Gjoshi.
Mësohet se mjeti që ai ka përdorur për t’u larguar nga vendngjarja ku kreu ekzekutimin e 50-vjeçarit, është një model “Mercedes- Benz” i tipit fuoristradë e llojit “ML”
Gazetari Edison Vatnikaj raporton se Julian Gjoshi është një person me rekorde kriminale, dhe dyshohet ai figuron edhe në përgjimet e aplikacionit famëkeq “Sky EÇ”, ky ku dyshohet se favorizohet për lirimin e tij nga burgu vite më parë, pasi është një shtetas i arrestuar për armëmbajtje pa leje.