EMRI+PAMJET/ Kush është autori 26 vjeçar i ekzekutimit të 50-vjeçarit sot në Ndroq që figuron në “Sky ECC”?

Një vrasje mafioze ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në një lokal në Ndroq, ku mësohet se është ekzekutuar me armë shtetasi i identifikuar si Alfred Dedja.

Policia është në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Ndërkaq policia njoftoi se tashmë ka përpiluar të dhënat e tij dhe janë vënë në ndjekje të autorit të këtij ekzekutimi.

Burime bëjnë me dije se autori i  vrasjes së Dedjas është i moshës 26 vjeç, dhe i identifikuar si shtetasi Julian Gjoshi.

Mësohet se mjeti që ai ka përdorur për t’u larguar nga vendngjarja ku kreu ekzekutimin e 50-vjeçarit, është një model “Mercedes- Benz” i tipit fuoristradë e llojit “ML”

Gazetari Edison Vatnikaj raporton se Julian Gjoshi është një person me rekorde kriminale, dhe dyshohet se figuron edhe në përgjimet e aplikacionit famëkeq “Sky ECC”, ky ku dyshohet se favorizohet për lirimin e tij nga burgu vite më parë, pasi është një shtetas i arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Vetë Gjoshi rezulton se është kunati i Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në ambientet e një kompleksi në Shijak. Gjoshi është kunati, për të cilin Hajri kërkoi ndihmë te ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja, për ta nxjerrë nga burgu, pasi u kap nga policia.

Mes Çyrbjes dhe Altin Hajrit ka pasur një sërë bisedash në aplikacionin Sky, ku Hajri kërkon nga Çyrbja që ta ndihmojë për lirimin e kunatit.

Në bisedat e zhvilluara, Altin Hajri i kërkon ndihmë Çyrbjes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurisë për një nga të arrestuarit kundrejt ofrimit të shumave monetare, duke sugjeruar që të ndryshohet personi që mbante armën pa leje, si dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në një lokal ku viktima ka qenë duke pirë kafe. Një person është afruar nga jashtë, ka hyrë brenda dhe ka qëlluar mbi viktimën.

Më pas autori me mjetin e tij ka marrë rrugën për nga Shijaku.

JA ÇFARË THA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

PAMJET NGA VENDNGJARJA

 


Shtuar 1.12.2024 18:15

Tags: ,