Një 57-vjeçar i identifikuar si Xhafer Beta është vetëvrarë me armë zjarri pak pas mesnatës te Casa Italia në Tiranë.
Mësohet se, para pak kohësh i kishte vdekur nipi dhe shkak mund të jetë bërë depresioni.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:50, tek Casa Italia, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Xh. B., 57 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com