EMRI/ Vetëm 17 vjeç, kush është i riu që vdiq në makinën që përfundoi në humnerë në Bulqizë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Deri më tani raportohet për 1 viktimë dhe një të plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në Trebisht ku makina është rrokullisur disa herë dhe ka rënë në humnerë.

Viktimë është një 17 vjeçar i identifikuar si Florian Pupuleku, pasagjer në mjetin e aksidentuar.

Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se edhe 20-vjeçari i cili gjendet në spital ka marrë dëmtime të mëdha në trup.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 8.12.2021 19:04