Një sherr me sende të rënda ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd për motive të dobëta. Nga ngjarja mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë Niko Karamuça.
I plagosuri është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ndërsa autori, Adriano Mekshi, është shoqëruar në komisariat./albeu.com