Policia ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Tefik Shehun, 32-vjeç i cili 7 ditë u bë pjesë e pjesë e plagosjes në hotel të shtetasit Arni Sulejmani, 20 vjeç, trasgjinor.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës, ku në një dhomë hoteli gjendeshin 4 persona, Arni Sulejmani (i plagosuri), Markeljan Beqiri(autori), Tefik Shehu dhe Anxhela Brisku.
Të lidhura
None found
Sipas dëshmive të rinjtë kishin konsumuar alkol dhe kokainë gjatë qëndrimit të tyre në hotel.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës – Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Tefik Shehu., 32 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 10.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burrg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar, Arni Sulejmani. /albeu.com/
