Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Ylli Gosturanin në Tiranë pasi akuzohet se është autori i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme përballë shkollës “Fan Noli”.
Ngjarja:
Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Një shofer në rrugë pranë shkollës është konfliktuar me dy drejtues furgonësh, pasi ata kishin bllokuar rrugën që të hipnin nxënësit.
Shoferi ka kërkuar që ata të hapnin rrugën se kishte urgjencë, duke pretenduar se kishte urgjencë. Më pas situata ka agravuar dhe ka dëmtuar me thikë dy drejtuesit e furgonit të shkollës. Mësohet se të lënduari ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia. /albeu.com/