EMRI/ Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, dyshimet e para

Një i dënuar në burgun e Lezhës ka ndërruar jetë ditën e sotme. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga ushqimi.

NJOFTIMI I DREJTORISË SE BURGJEVE

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20 në IEVP LEZHE eshte marre njoftimi se shtetasi Gezim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me mase mjekesore ‘Mjekim i detyruar ne nje institucion mjekesor’ per kryerjen e vepres penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni, (76-22) i Kodit Penal jemi njoftuar se ky shtetas duke u ushqyer i eshte bllokuar frymemarrja.

– Shtetasi Gezim Petrit Beneshi, pacient me mase mjekesore ‘Mjekim I detyruar ne nje institucion mjekesor’ me diagnoze ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’ me mjekim ‘Respiridon 2Mg 2×1 tablete , lerkanidipine 10 mg 1 tablete ne dite , furosemil 40 mg 1 tablete ne mengjes ,aspirine protekt 100 Mg 1 tablete ne dite , omeprazol 20 mg 1 tablete ne mengjes’ , ku ishte i akomoduar në IEVP Lezhe, ne seksionin e masave mjekesore për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur me date 26.05.2022 nga Komisariati I Policise Kavaje.
– Stafi i IEVP LEZHE, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjehere mjekun e sherbimit ,ku I eshte dhene ndihma e pare mjekesore dhe jane konstatuar shenja jete. Eshte nisur urgjentisht me ambulance e institucionit I shoqeruar nga stafi mjekesor drejt Spitalit Rajonal te Lezhes me shenja jete.
– Jemi njoftuar nga Spitali Rajonal I Lezhes per ndarjen nga jeta te shtetasit Gezim Beneshi.
– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

 

 

 


Shtuar 4.12.2023 11:07

Tags: ,