Një 73-vjeçar në Tropojë është vënë në pranga pasi iu gjet një kallashnikov pa leje në banesë.
Bëhet fjalë për Demush Hajdarajn, 73-vjeç i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje dhe një sasi municioni luftarak.
Njoftimi Policisë
Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. H., në fshatin Degë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/