Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në parkingun e një restoranti në Fushë-Krujë. Mësohet se makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci është hedhur në erë.
Siç raportohet eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës tip “Range Rover” me targë KR 8778A.
Të lidhura
None found
Gjithashtu shpërthimi është dëgjuar në gjithë zonën përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Përveç Range Rover-it, një fuoristradë tjetër e parkuar pranë ka pësuar dëmtime materiale. Ndërkohë forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbadhjen e plotë të ngjarjes.
