Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Korçë.
Burimet bëjnë me dije se i moshuari është gjendur ditën e sotme i pajetë në banesën e tij në lagjen 17 të qytetit të Korcës.
Personi i pajetë është identifikuar si Bardhyl Roko, i moshës 70-vjeç.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima vuante nga një sëmundje ndërsa raportohet se në trup nuk kishte shenja dhune.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. /albeu.com/