EMRI/ 37-vjeçari nga Saranda goditet me thikë në qafë dhe shpinë, përfundon me urgjencë në spital

Një 37-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Mësohet se Leonard Poçi është plagosur me thikë në qafë, shpinë dhe duar, ndërsa po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalitë të Sarandës.

Raportohet se 37-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike, si edhe ka precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Sakaq, policia ka kapur autorin, 32-vjeçarin Dhimitri Terrolli dhe ka nisur hetimet për ngjarjen./Albeu.com