EMRAT/ Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Shkodër. Ja kush është autori, i plagosuri në spital (VIDEO)

Renaldo Kola është 29-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër, në fshatin “Golem”.
Mesohet se shkak i plagosjes është bërë një sherr mes dy personave.
Ndërkaq mësohet se është identifikuar autori i plagosjes, i cili është Mario Kroni.
Ai ka qëlluar nga një furgon i bardhë i cili ka qenë në lëvizje, ndërsa i plagosuri Renaldo Kola ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi:

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 


Shtuar 8.09.2024 19:48