EMRAT/ Zbardhen 11 vjedhje në Durrës, identifikohen tre autorët

Durrës, në kuadër të operacionit “Mesnata”, u ndalua shtetasi Hamid Hoxha dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve Edmond Neza dhe Kreshnik Shira.

Njoftimi:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.

Vidhnin automjete dhe vlera monetare në banesa, ndalohet 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Zbardhen dhe dokumentohen 11 vjedhje të automjeteve dhe banesave të ndryshme, të ndodhura gjatë viteve 2020-2021, në qarkun e Durrësit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Mesanata”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi H. H., 33 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve E. N., 44 vjeç dhe K. Sh., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, më datë 06.08.2021, në Rrashbull, Durrës, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, i cili rezultoi i vjedhur më datë 03.08.2021. Dy shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 11 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Gjatë vitit 2021, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. B., në Rrashbull, Durrë, ku kanë marë 50.000 lekë dhe çelësat e automjetit në pronësi të tij. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur 3 automjetet tip “Benz”, në pronësi të shtetasve M. R., F. Ç., D. B. dhe automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetases L. S.

Gjatë vitit 2020, këta shtetas dyshohet se janë autorë të 2 vjedhjeve në banesat e shtetasve E. R. dhe I. Z., ku kanë marë vlera monetare dhe çelësat e automjeteve përkatëse. Gjithashtu kanë vjedhur automjetet e markave të ndryshme, në pronësi të shtetasve F. H., N. T., R. D. dhe I. Z.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Toyota”.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.