EMRAT/ Vrasja në Lushnjë, të plagosur babai i viktimës dhe dy vëllezërit e tij

Lushnja është zgjuar mëngjesin e sotëm me një lajm të rëndë. Rreth orës 06:30 në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahy dy persona, ndërsa një tjetër është vrarë.

Të plagosurit janë Shuaip Hasalla, 65 vjeç, (babai) Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla, 31 vjeç (vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi Romeo Hasalla 30 vjeç (vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit Afrim Hasalla dhe Kastriot Hasalla, 33 vjeç (vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 08:07