EMRAT/ U kapën në “fermën e kanabisit” me vlerë 1 milionë paund, dënohen dy shqiptarët në Britani

Në foto Zef Gjoka dhe Dritan Mrozi

Dy shqiptarë janë dënuar për kultivim të lëndëve narkotike, në Ëest Yorkshore të Britanisë.

Mediet britanike bëjnë me dije se dy shqiptarët u gjetën në një fermë kanabisi me vlerë 1 milionë paund.

Bëhet fjalë për  35-vjeçarin Zef Gjoka dhe 33-vjeçarin Dritan Mrozi. Gjoka u dënua me 3 vite burg ndërsa Mrozi me 2 vjet.

Gjatë kontrollit fizik në banesë më 14 nëntor të vitit të kaluar, policia britanike gjeti dhe sekuestroi mbi 11 mijë bimë të kultivuara me vlerë 1 milion paund.

Shqiptarët kishin modifikuar një magazinë në “fermë kanabisi”.  Kuzhina ishte kthyer në dhomë gjumi me katër shtretër, frigorifer dhe ushqime.

Sipas autoriteteve britanike, ferma e kanabisit ishte ngritur para se Zef Gjoka të shkonte në Britani dhe se ai punoi si kujdestar për të mbledhur para për të ndihmuar familjen e tij.

Në seancën gjyqësore, avokati i Gjokës u shpreh se klienti i tij kishte një vëlla dhe baba në Shqipëri dhe se ai erdhi në Britani me shpresën për të gjetur punë dhe për të pasur një jetë më të mirë. Më tej tha se 35-vjeçari ka punuar në sektorin e ndërtimit, por për shkak se nuk kishte leje punë, nuk ishte në gjende që të bënte këtë punë.

Si përfundim gjykata e dënoi Gjokën me 3 vjet burg dhe Mrozin me 2 vjet burg. Ata do të kryejnë gjysmën e atij dënimi përpara se të lirohen me licencë në komunitet./Albeu.com/


Shtuar 28.01.2023 10:53