Poilicia e Vlorës, ka arrestuar dy persona, pas goditjes së një rasti të përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara.
Dy shtetasit, Arif Alia 23-vjeç dhe Demo Alushaj 22-vjeç, u vunë në pranga pasi përdornin kartëmonedhat për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMË” dhe 4 celularë.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për një 21 vjeçar, pasi dyshohet se kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve.
Operacioni u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në bashkëpunim me shërbimet e Forcën së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë.