EMRAT/ Policia arreston dy persona për dhunë në familje, sekuestron armë zjarri dhe municion luftarak

Uniformat blu në Lezhë dhe Kurbin, kanë arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e tyre policia ka gjetur armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse.

Të arrestuarit janë Mark Përdoda dhe Gentjan Koprelli, ndërsa i janë sekuestruar pesë kallëpë tritoli, dy armë zjarri, njëra prej tyre me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Të lidhura

None found

Në Lezhë u arrestua Mark Përdoda, 33-vjeç pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën pesë kallëpë tritoli, një pushkë dhe municion luftarak.

Ndërkohë, në Kurbin u arrestua Gentjan Koprelli, 48-vjeç, banues në Mamurras.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri (automatik), me fishek në fole, dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre në Lezhë dhe Kurbin, si dhe posedonin armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen 5 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri (njëra me fishek në fole) dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin në banesa sendet e kundërligjshme.

I arrestuari në Lezhë dhunoi bashkëshorten e vëllait, ndërsa i arrestuari në Kurbin dhunoi babanë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga Policia e Lezhës dhe e Kurbinit, pas telefonatave për dhunë në familje, janë vënë në pranga shtetasit:

-Në Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak.

-Në Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 48 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri (automatik), me fishek në fole, dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

 


matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet