Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të hënë në Tiranë, ku dy të moshuar u gjetën të pajetë.
Lajmin e bëri të ditur Policia e Tiranës, e cila bën me dije se ngjarja ka ndodhur në “Nënstacionin e Selitës”, ku është marrë njoftim se shtetasi M. M., (nipi) ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin Safet Meçaj (gjyshi) 80 vjeç dhe pa ndjenja shtetasen Arta Meçaj (gjyshja), 80 vjeç.
Gjithashtu bëhet me dije se sipas dyshimeve të para, bashkëshorti është vetëvarur, ndërsa e moshuara, ka pësuar arrest kardiak kur parë burrin e pajetë./albeu.com/