EMRAT/ Kontrabandonin ilaçe gjatë pandemisë së COVID, kush janë 6 të arrestuarit në Tiranë? (FOTO LAJM)

Dalin emrat e 6 të arrestuarve në Tiranë që bashkëpunonin me njëri-tjetrin në kontrabandën e ilaçeve.

Bëhet fjalë për Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani, janë vënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin medikamente kondrabandë gjatë periudhës së koronavirusit.

Prangosja e tyre ndodhi mbrëmjen e djeshme nga një aksion i “Krimit Ekonomik” dhe Policisë së Shtetit që zhvilluan një aksion në 6 depo farmaceutike në Tiranë.

Bashkim Osmani, 56 vjeç, është administratori i “ELBA SHPK”, një kompani me 43 punonjës dhe që gjeneron më shumë se 5 milion dollarë në vit. Osmani e përdorte depon farmaceutike që ka në pronësi për tregtimin e medikamenteve kontrabandë gjatë peridhës së pandemisë. Gjithashtu ortake në kompaninë “ELBA SHPK” është edhe Elda Tomçini, por kjo e fundit nuk ishte pjesë e të arrestuarve.

Florian Marku është një tjetër person i arrestuar nga policia, i cili ka në zotërim 3 farmaci: “Flori”; “Flori 2”; “Flori 3”, të treja në kryeqytet.

Blerim Bitri, është pronar i “Farmaci Bitri” në rrugën nacionale Kamëz – Tiranë, i cili përfitonte nga situata e pandemisë dhe shiste medikamente kontrabandë.

Florian Lili është një tjetër person i arrestuar për shitje të medikamenteve kontrabandë. Ai mban edhe postin e kryetarit të PD-së në Njësinë 11 në Tiranë.

Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja Margarita Xhaxhiu.

Të gjithë akuzohen për veprat penale: “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”./albeu.com