Avokati Ergys Selmani është dhunuar me sende të forta ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së avokatit pranë mjediseve të gjykatës së Fierit.
Mësohet se Daniel Shkrela që e ka dhunuar ka qenë në proces divorci dhe Selmani ka qenë avokat i palës paditëse.
Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim autori i plagosjes.
Nga ekspertët po merren kamerat e sigurisë, ndërsa avokati është shoqëruar për ndihmë mjekësore në mjediset e spitalit të Fierit.
“Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat”, njofton policia./Albeu.com/