EMRAT/ Horrori në Librazhd, burri i merr jetën me sëpatë gruas së tij e vetëvaret pas krimit

Një krim brenda familjes ka tronditur sërish Shqipërinë. Një burrë ka vrarë në mënyrë makabre gruan e tij më sëpatë dhe më pas ka varur edhe veten.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se viktimat janë Qemal Bici, dhe Menderie Bici.

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten…”- njofton policia  e Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 7.06.2021 19:36