EMRAT/ Detaje nga shpërthimi i bombolës në hotelin në Velipojë, të lënduarit në gjendje kritike

Detaje të reja bëhen me dije nga shpërthimi i bombolës në Velipojë. Mësohet se bombola ka shpërthyer në ambientin e një hoteli, teksa forcat zjarrfikëse kanë larguar 5 të tjera të cilat ishin në një magazinë në pjesën e pasme gati për të plasur.

Të plagosurit janë në familjen Gjoka, banuese në Velipojë.

Të dëmtuar janë: Alketa Gjoka 30 vjece, Daniela Gjoka 18 vjece, Klarisa Gjoka 15 vjece dhe Enrik Gjoka 11 vjec.

Të lënduarit nga spitali i Shkodrës janë nisur për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.Mësohet se ata kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.


Shtuar 4.07.2021 08:27