EMRAT/ Aksion blic në Tiranë, goditet grup kriminal i trafikut të drogës

Një grup kriminal i trafikut të drogës është goditur nga Policia e Tiranës.

Ata dyshohet se ushtronin aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Aksioni është kryer pas mobileri “Ardenos” në Kashar, autostrada Tiranë-Durrës në banesën e Elton Tafës.

Të arrestuarit janë: Elton Tafa, Egzon Murataj, Mhill Boja dhe Gerrard (Ervin) Kaçi. I ndaluari Tafa rezulton të ketë precedentë penal për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të makinave.

Në orët e ardhshme pritet që policia të dalë me informacion të plotë për aksionin e kryer./albeu.com/