Emrat/ Aksident me vdekje te Ura e Shkozës në Tiranë

Mëngjesin e kësaj të premteje, një ksident me vdekje ka ndodhur te Ura e Shkozës në Tiranë.

Sipas informacioneve policore, ngjarja ndodhi në bulevardin “Zhan D’ark”.

Uniformat blu, bëjnë me dije se automjeti me targa TR 6509 H, me drejtues shtetasin Gezim Marashi, ka përplasur shtetasin Vlash Sokoli, 76-vjeç i cili ka qenë me biçikletë.

Për pasojë, 76-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

“Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55-vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


Shtuar 14.06.2024 09:30