Emërohet zv.ministrja e re e Arsimit (EMRI)

Herida Duro, do të jetë zëvendësministrja e re e Arsimit. Duro ka mbajtur postin e drejtoreshës së Turizmit, në kohën kur kjo ministri është drejtuar nga Mirela Kumbaro.

Mirela Kumbaro, mori postin e ministres së Arsimit në muajin shtator, kur kryeministri Edi Rama, shpalli qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Ajo zëvendëson në këtë detyrë Ogerta Manastirliun, të cilës iu besua kandidatura për kryebashkiake të Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga drejtimi i kryeqytetit.

 


Shtuar 23.10.2025 14:53