Emërohet ambasadorja e re e SHBA- së në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar diplomaten veterane Bridget Brink si ambasadoren e re të SHBA-së në Ukrainë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Brink do të lëvizte për të plotësuar “një pozicion vendimtar”, i cili ka qenë vakant për tre vitet e fundit. Uashingtoni tha se emërimi i Brink vjen në një kohë kur SHBA po rrit mbështetjen e saj për Ukrainën, ndërsa kjo e fundit është pushtuar nga Rusia.

Ambasadori i ri aktualisht shërben si ambasador i SHBA-së në Sllovaki dhe ka qenë diplomat për 25 vjet. Shtëpia e Bardhë shtoi se “përvoja dhjetëvjeçare e Brink e bën atë të përshtatshme në mënyrë unike për këtë moment në historinë e Ukrainës”./albeu.com


Shtuar 25.04.2022 21:36